Video/ Vetëm ai mund ta bënte. Shikoni si Mourinho drejtoi Romën pasi doli me të kuq
Jose Mourinho është Special. Ndoshta jo më Special One pasi nuk po fiton më trofe por mbetet një nga trajnerët më emblematikë në futbollin europian.
Në ndeshjen me Napolin, portugezi doli me të kuq ashtu si Spalletti dhe ndryshe nga trajneri i Napolit që u fut në dhomat e zhveshjes për të ndjekur ekipin, Mourinho mbeti në “Olimpico” i fshehur pas një reklame për të udhëzuar skuadrën.
Ai mbahet përpiqet të nxjerrë kokën mbi reklamën në stadium për të udhëzuar ekipin që po barazonte dhe skena nuk mund të kalojë pa të qeshura.
Jose Mourinho trying to manage his Roma side after being sent off ????
— ESPN FC (@ESPNFC) October 26, 2021
(via josemourinho/IG) pic.twitter.com/0JeHfWbFsi
Videoja u postua nga vetë trajneri me mesazhin “Kur nuk ke biletë dhe do dëshpërimisht të shikosh një ndeshje të madhe futbolli”./Ora News/.
