Edhe Polonia e pëson nga FIFA, gjobiten dhe ndëshkim ndaj tifozëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Tetor 2021, 18:00
Shqipëria do të luajë ndeshjen e fundit ndaj Andorras pa tifozë si dhe u gjobit nga FIFA për incidentet që ndodhën në “Air Albania” me lojtarët polakë.
Por FIFA sot pasi ka analizuar pamjet e gjithashtu edhe pas reagimit nga FSHF ku në deklaratën e saj e tha hapur se edhe tifozët polakë provokuan lojtarët tanë dhe tifiozët kuqezinj, ka vendosur të dënojë edhe Poloninë.
Siç bëhet e ditur, Federata e Polonisë, është gjobitur me 50 mijë franga, dhe tifozët janë “dënuar” të mos udhëtojnë për të ndjekur kombëtaren e tyre në ndeshjen e radhës ndaj Andorras në transfertë në eliminatoret e Nëntorit./Ora News/.
