Video/ Një “çmenduri”, shikoni golin më të bukur të vitit në Holandë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Tetor 2021, 21:30
Nëse Groningen arriri të merrte fitoren e dytë sezonale në Eredivisie këtë fundjavë, meritën kryesore e ka Cyril Ngonge i cili hapi rrugën e suksesit ndaj Alkmaar.
Ndeshja u mbyll 2-0 në fakt por ajo që bëri “xhiron” në mbarë botën ishte pikërisht goli i sulmuesit belg, një perlë e vërtetë.
Me krosin e ardhur nga e majta, sulmuesi bën gjuajtjen e famshme “Scorpion” duke çuar topin në rrjetë në mënyrë të jashtëzakonshme.
???? Moment van de Week: Wat een goal van @cyrilngonge27 ! ????
— FC Groningen (@fcgroningen) October 25, 2021
Highlights van #groaz staan nu online: https://t.co/IJ7p07Saux#trotsvanhetnoorden pic.twitter.com/2tetfnfMg0
Ja vlen të shihet një herë dhe shumë herë pasi mund të jetë edhe kandidat për çmimin Puskas si goli i vitit. Do ja vlente!/Ora News/.
