Plas skandali me futbollistët, çertifikata false vaksinimi për lojtarët në Premier League

Në Premier League ka ende lojtarë apo pjesëtarë stafesh që refuzojnë vaksinimin dhe nuk duan që të jetë me detyrim. Edhe klubet angleze nuk kanë përdorur rrugën e vaksinimit me detyrim për lojtarët pavarësisht thirrjeve të Federatës Angleze për vaksinim masiv në futboll kundër covid-19.

Sot gazeta më e madhe “Daily Mail”, ka publikuar një skandal me pasaportat e vaksinimit të cilat po shiten masivisht për futbollistët që nuk duan të vaksinohen kundrejt një shume të majme, 1 mijë Paund.

Këtë ofertë e kanë marrë shumë lojtarë, ku shumë prej tyre kanë raportuar menjëherë te autoritetet ndërsa nuk ka siguri nëse dikush e ka pranuar dhe ka marrë një çertifikatë të tillë.

Plas skandali me futbollistët, çertifikata false vaksinimi për

Premier League ka njoftuar se 68% e lojtarëve nën kontratë janë plotësisht të vaksinuar dhe 81% e tyre kanë të paktën një dozë. Megjithatë, dihet se këto përqindje ndryshojnë midis ekipeve./Ora News/.