Derbi është i Tiranës. Mposht 1-0 Partizanin dhe komandon në Superiore
Është i Tiranës derbi i parë i kryeqytetit. Bardheblutë arrijnë të marrin maksimumin në përballjen me rivalët e përjetshëm të Partizanit në “Air Albania” duke fituar me rezultatin minimal 1-0. Çdo gjë u vendos nga një penallti në minutat shtesë të pjesës së parë, episode që vendosi edhe fatin e takimit.
Ajo që bie në sy, një “Air Albania” plot me tifozë, edhe më shumë se 30% e kapacitetit që u njoftua në fillim dhe për pjesën më të madhe që ishte e rezervuar për ata të Tiranës nuk u zhgënjyen sepse bardheblutë bënë më mirë në gjithçka.
Bardheblutë ishin më të rrezikshëm në pjesën e parë me Seferin dhe Ismajlgecin teksa Junior dhe Mala mundohen të reagojnë për të kuqtë.
Në minutën e 54’, arbitri Hamiti sinjalizohet për një ndërhyrje në zone dhe akordon penallti që Limaj e ekzekuton perfekt duke çuar skuadrat me avantazhin e Tiranës.
Pjesa e dytë është disi e kujdesshme teksa janë lojtarët e Dajës që tentojnë golin por pa krijuar momente shumë të rëndësishme me Malën e Junior dhe me gjithë zëvendësimet e bëra, Partizani është i detyruar të dorëzohet me Tiranën që merr kështu një fitore të madhe që e lejon të kryesojë e vetme me 14 pikë në renditje./Ora News/.
