Publikohen formacionet, zbuloni zgjedhjet për derbin Tirana-Partizani
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Tetor 2021, 18:41
Derbi i parë i kryeqytetit për këtë sezon luhet pas pak në “Air Albania”. Tirana kryesuese dhe Partizani i parafundit çuditërisht do të ndeshen në një duel shumë emocionuese me mijëra tifozë të pranishëm në “Air Albania”.
Trajnerët Orges Shehi dhe Ilir Daja kanë bërë zgjedhjet e tyre ku bie në sy ai i të kuqve për shkak të mungesave të rëndësishme. Më poshtë edhe zgjedhjet e dy trajnerëve për derbin e madh.
Formacionet zyrtare:
Tirana (4-3-3): Bekaj; Ismailgeci, Hoxhallari, Behiratce, Toshevski, Najdovski, Toli, Limaj; Totre, Seferi, Ngo’o
Partizani (3-5-2): Hoxhaj; Sota, Belica, Saliou; A. Marku, Rrapaj, Murataj, Mala, Musta; Stenio Junior, Filipovic./Ora News/.
