Polonia na bëhet makth, vajzat kuqezi munden 2-0 në eliminatoret e Botërorit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Tetor 2021, 21:39
Shqipëria pëson humbjen e dytë në eliminatoret e Botërorit në futboll për femra. Pas fitores së shkëlqyer ndaj Armenisë me rezultatin e thellë 5-0, vajzat e drejtuara nga Grima humbën një ndeshje direkte me Poloninë në përpjepjet për vendin e tretë.
Në Tychy Stadium, vendaset luajtën më mirë dhe na mundën 2-0 me nga një gol për pjesë teksa edhe paraqitja e vajzave kuqezi ishte në rritje dhe pozitive. Dy raste të rrezikshme krijuan skuadra jonë por pa arritur të shënojnë.
Gjithsesi, Shqipëria mbetet në vendin e katërt në renditje me 4 pikë pas katër ndeshjesh teksa sfidat e radhës tani janë në Nëntor ndaj Norvegjisë dhe Kosovës./Ora News/.
