Rezultatet e dobëta dhe përplasja me shqiptarët, Legia shkarkon trajnerin

Edhe pse po ecën mirë në Europa League, Legia e Varshavës, kampionia e Polonisë është në një situate katastrofike në kampionat duke u renditur në vendet e fundit me vetëm 9 pikë në 10 ndeshje.

Humbja e djeshme me Piast me rezultatin e thellë 4-1, ku golin e vetëm për Legian e shënoi Muçi, drejtuesit kanë shkarkuar trajnerin Czeslaw Michniewicz.

51-vjeçari shihet si përgjegjës për situatën e rëndë që po kalon Legia e ndërkohë edhe për përplasjet me disa lojtarë të ekipit ku mes tyre janë edhe Lirim Kastrati e Jurgen Celhaka, bashkë me Ernest Muçin.

Dy të parët ishin dërguar të luanin me të rinjtë e Legias për përplasjet me trajnerin dhe kjo situate nuk mund të ecte më përpara ndaj dhe klubi e shkarkoi trajnerin.

Siç mësohet, vendin e tij e zë 41-vjeçari, Marek Golebiewski i cili drejtonte ekipin U19 të Legias./Ora News/.