Del nga rruga autobusi i linjës Libohovë-Tiranë, plagoset pasagjerja 30-vjeçare

Një 30-vjeçare ka mbetur e plagosur ditën e sotme në Gjirokastër si pasojë e një aksidenti.

Ngjarja u regjistrua në aksin nacional Gjirokastër-Kakavije, në afërsi të fshatit Dervician, ku autobusi i linjës Libohovë-Tiranë , me drejtues shtetasin A. Gj., ka dal nga rruga.

E dëmtuar ka mbetur  pasagjerja me inicialet  D. V., 30 vjeçe, banuese në Libohovë, e cila po merr ndihmën mjekësore në spitalin Rajonal Gjirokastër jashtë rrezikut për jetën.