Parashikimi për sot: Mot i kthjellët por i ftohtë

Vendi ynë vijon në ndikimin e masave të ftohta që kanë depërtuar nga veriu i Europës drejt Ballkanit duke kushtëzuar në territorin shqiptar, mot të kthjellët por të ftohtë.

Pjesa e dytë e ditës, sjell në zonat veriperëndimore dhe skajin jugor, herë pas here vranësira të shpeshta por mundësira për reshje thuajse zero.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 21°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi verior-verilindor duke sjell në brigjet detare dallgëzim jo më shumë se 2 ballë.