Soko: SPAK të dalë e të thotë se këtu nuk ka aferë për inceneratorët, jo as mish as peshk

Në “Drejt” nga Luan Rama, eksperti i ekonomisë Pano Soko u shpreh se SPAK të dalë dhe të thotë se këtu nuk ka asnjë aferë për inceneratorët nëse është kështu.

Ai tha se SPAK nuk mund të rrijë kështu as mish as peshk, sepse përndryshe ka diçka që nuk shkon në gjithë këtë histori.

Soko: SPAK të dalë dhe të thotë se këtu nuk ka asnjë aferë për inceneratorët dhe është një punë shumë e pastër. Kjo është një punë për të mirën tonë dhe nuk janë humbur para, apo nuk kanë shkuar në off-shore, apo janë vjedhur.

SPAK diçka duhet të bëjë, sepse kështu as mish dhe as peshk nuk shkon. Diçka bie erë. Nëse ka një formë se si ndalohen këto kontrata korruptive nëse klasifikohen një vepër gjatë ekzekutimit, sepse kopsitur kur lidhen. Nëse duam të shpejtomë 800 milionë euro, është që SPAK të reagoj, se përndryshe do t’i paguajmë duke mos bërë asgjë.