Ngarkesë me heroinë kapet në portin e Durrësit. Droga e fshehur në kamion do ikte në Itali, shoqërohet shoferi

Ora 00:50 Durrës: Heroina e sekuestruar në port. Shoqërohet shoferi i kamionit që me traget do nisej drejt Barit

Policia po vijon kontrollin e kamionit brenda të cilës është gjetur ngarkesa me heroinë. Deri në orët e vona të natës, (00:50 e 25 tetorit) burimet flisnin për një sasi prej gati 11 kg kokainë që ishte fshehur në kamionin me mineral ndërkohë vijon kontrolli i imtësishëm.

Policia ka shoqëruar shoferin e kamionit në polici dhe po e merr në pyetje.

Droga është zbuluar nga skaneri përpara se të hipte në tragetin që do të nisej drejt Barit. Pritet që policia të dalë me një njoftim lidhur me ngarkesën me heroinës së sekuestruar mbrëmjen e 25 tetorit në portin e Durrësit.


Ora 23:51 Ngarkesë me heroinë kapet në portin e Durrësit. Droga e fshehur në kamion do ikte në Itali

Një ngarkesë me heroinë është sekuestruar mbrëmjen e sotme në portin e Durrësit.

Mësohet se droga që do të dilte nga Shqipëria kishte destinacion Italinë informon gazetari i Ora News, Edison Vatnikaj.

Heroina ishte fshehur në një kamion në portin e Durrësit dhe është zbuluar pas kontrolleve të imtësishme në pikën kufitare.