Feruni: SPAK ta marrë seriozisht çështjen e inceneratorëve, bashkitë totalisht indiferente
Në “Drejt” nga Luan Rama, ambientalisti Lavdosh Feruni u shpreh se bashkitë realisht kanë treguar një indiferencë totale ndaj plehrave.
Ai tha se ana tjetër është e detyrueshme që SPAK ta marrë seriozisht këtë çështje sepse po flasim për inceneratorë që nuk janë aty.
Feruni: Bashkitë realisht kanë treguar një indeferencë totale ndaj plehrave. Bëjnë ato tenderat dhe natyrisht kryetarët e bashkive kanë punuar shumë keq. Nuk e di se çfarë idesh ka Rama që të funksionojë më mirë, por Rama nuk se solli një gjë të re.
Edhe sikur të mblidheshin plehrat, ato do të grumbullohen dhe do të groposen. Nga ana tjetër është e detyrueshme që SPAK ta marrë seriozisht këtë çështje sepse po flasim për inceneratorë që nuk janë aty. SPAK duhet të ndërhyjë edhe për shkak të së ardhmes së vendit. Mbetjet duhet të shkojnë në landfillin e Sharrës, p.sh, por vetëm me një kazan.
