Miratim prindëror për "Facebook"/ Rrjetet sociale duhet të kërkojnë leje për fëmijët nën 16 vjeç

Australia pritet të ashpërsojë kuadrin ligjor për rrjetet sociale, si Facebook, që t'ua lë prindërve në dorë vendimin që ato të përdorin nga fëmijët minorenë.

Sipas projektligjit që u bë i njohur të hënën, nëse platformat sociale lejojnë fëmijët nën 16 vjeç pa i verifikuar dhe pa miratimin e prindit, mund të gjobiten me 10 milionë dollarë australianë.

Synimi i ligjit është të mbrojë të rinjtë nga stresi dhe shëndetin mendor, dhe të mos ekspozojë të dhënat e tyre private për qëllime reklamash.

Propozimet e fundit vijnë pasi ish-menaxherja e Facebook-ut, Frensis Hougen, denoncoi faktin se gjiganti amerikan sheh më shumë përfitimet financiare sesa të mirën publike.

Hougen u paraqit një ditë më parë përpara parlamentit britanik për të folur për ligjin për sigurinë në internet dhe rreziqet që u kanosin fëmijëve aplikacionet si Instagram-i.

"Kam shumë frikë që Instagram-i mund të mos bëhet dot një program i sigurt për 14-vjeçarët dhe sinqerisht kam dyshime për sigurinë e një 10-vjeçari.”

Australia është ndër vendet që ka kërkuar një rregullore ndërkombëtare për internetin dhe u ka shpallur sfida ligjore kompanive të mëdha si Google apo Facebook.