Dueli Berisha-Basha, për këtë bën tifo Dash Shehi? "Më kanë marrë inat dhe nxjerrin dufin"
Kreu i LZHK-së i jep të drejtë Sali Berishës kur fajëson Bashën se ka dështuar që të sjellë në pushtet PD por thotë se edhe ai ka pjesën e vetë të përgjegjësisë për mbështetjen dhe promovimin që i ka bërë kreut të PD.
Shehi: Ka absolutisht të drejtë. Kjo është e drejta e Berishës.E drejta e të tjerëve është ti kërkojnë lllogari Berishës se mbështetësi kryesor i tij Berisha ka qenë.E solli, e mbësheti, e mbajti, u mbyllën gabimet, si diskutua se çfarë ndodhi në 8 vite, tani hapet nga e para.
Për Rtv Ora me gazetaren Beti Njuma, Shehi thotë se në këtë betejë Berisha-Basha nuk është me asnjërin.
Shehi: Unë nuk jam me asnjërin, jam kundër të dyve. Janë gabim të dy, më kanë marrë inat të dy palët dhe nxjerrin dufin e vet.Nuk është histori pa fund kjo, duhet të mbaronte një ditë. Telenovelën do ta kthejmë në histori reale apo do vazhdojmë me filmin e vjetër. Jam kundër të dyve se i konsideroj bashkëfajtorë, aq më tepër për debatin e fundit. Debati po bëhet ti je i keq, unë jam i miri. Unë kam një letër për ty të rusëve, ti ke një letër time të amerikanëve.
