Shembja e Cirkut Kombëtar, Goci: Po presim me ‘gojë hapur’ zgjidhjen e Elva Margaritit
Përmbaruesit kanë ekzekutuar vendimin e gjykatës për heqjen e çadrës së cirkut kombëtar
Në lidhje me këtë pedagogu Ervin Goci, është shprehur se shteti e ka për detyrë të gjejë një zgjidhje.
Në një intervistë për Ora News, me gazetaren Matilda Mcini, shprehet se shteti nuk mund të lejojë që të cirku Kombëtar të shkatërrohet në atë mënyrë.
Ervin Goci: Shteti ka për detyrë të gjejë zgjidhje. Nuk mund të bëjë sikur nuk ka gjë në dorë dhe sikur nuk administron asgjë. Nuk mund ta lejojë një përmbarues të shkojë atje t’i vejë tritolin çadrës, ndërkohë që nuk ka një zgjidhje, nuk njofton njerëzit. Ka fëmijë që e ndjekin, për fëmijët është mrekulli.
Goci ka komentuar dhe deklaratën e Ministres së Kulturës Elva Margariti, e cila tha se janë në diskutime me bashkinë për të gjetur hapësirën e përshtatshme për cirkun.
Ai tha se po presin me ‘gojë’ hapur se çfarë lloj zgjidhje do gjejë Ministrja.
Ervin Goci: Tani iku ajo dhe nuk dimë se çfarë do të bëhet me këtë. Të gjithë presim me gojë hapur se çfarë lloj zgjidhje do na gjejë Elva.
Përgatiti për online Anila Kolgjini.
