Ndryshimet në polici/ Zagani: Nëse do ketë policë që i shërbejnë politikës, do i shërbejnë dhe krimit
Ish-drejtuesi i policisë Dritan Zagani, ka komentuar ndryshimet që ka bërë Drejtori i Përgjithshëm Gledis Nano, në polici.
Në një intervistë për Ora News, me gazetaren Matilda Mcini, Zagani është shprehur se është i kënaqur që Nano është në një post të tillë, teksa shton se nuk i kanë pëlqyer veprimet që ai bëri sapo erdhi në detyrë.
Dritan Zagani: Nano sapo ka marrë çelësat duhet t’i japim kohë. Shpresa është që kësaj radhe meqë jemi në pika kulminante të shumë reformave të kapura në dorë nga përfaqësues pretendohet të ketë diçka tjetër. Unë për vete jam i kënaqur me zgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm por nuk jam i kënaqur me veprimet që ka bërë ai.
Ai thotë se nëse në polici do të ketë oficerë që i shërbejnë politikës, ata do i shërbejnë automatikisht dhe krimin.
Dritan Zagani: Në drejtorinë e Tiranës ka zgjedhur kandidatura të mira, por ka edhe emra të tjerë që sillen vërdallë nga politika në polici. Nëse Nano merr një përgjegjësi si kjo e Drejtorit të Përgjithshëm të policisë, atyre që ia kërkuar këtë përgjegjësi duhet t’u thotë se do e drejtojë vetë dhe jo me urdhra nga lart. Nëse ka policë që i shërbyen politikës, automatiksht janë dhe shërbëtorë të krimit.
I pyetur se sa mundësi ka Nano që ta largojë ndikimin e politikës në polici, Zagani thotë se e ka shumë të vështirë. Më tej tha se nëse Nano do të jetë 'vegël' e bindur si paraardhësit, do rrëzoj dhe emrin si polic.
Dritan Zagani: E ka shumë të vështirë ndikimin e politikës në polici. Uroj që me ndihmën e partnerëve do filloj si proces shkëputja e policisë nga politika. Nëse do të jetë një vegël e bindur si shokët paraardhës do të rrëzoj atë emrin e mirë si polic si është. Praktika më e gabuar është puna me aksion. Ligji nuk zbatohet me aksion, mjafton të zbatohet ashtu siç është shkruar dhe është miratuar në fuqi.
Përgatiti për online Anila Kolgjini.
