Bajraba: Eurozona ka një borxh publik mesatar 98%, duhet parë pse merret dhe si shpenzohet
Në Ekopolitikë nga Fatos Çoçoli në RTV Ora, Ilir Bajraba ekspert i ekonomisë u shpreh se edhe vendet e BE-së si mesatare e kanë shumë të lartë borxhin.
Ai tha se kjo nuk do të thotë se edhe vendi ynë duhet të shkojë drejt këtyre shifrave, por duhet parë pse merret dhe si shpenzohet ky borxh.
Bajraba: Eurozona ka një traktat lidhur me borxhin që quhet traktati i stabilitetit dhe të gjitha vendet zotohen që borxhi të jetë deri në 60%, ndërsa inflacioni 3%. Nëse shohim mesataren e gjithë vendeve të eurozonën, borxhi është 98% e GDP-së. Nëse shohim atë të BE-së, është 91.
Nuk po them që edhe ne të shkojmë në këto nivele, sepse duhet parë pse merret dhe pse shpenzohet, sepse kur merret për të përballuar dy fatkeqësi natyrore si tërmeti dhe pandemia, atëherë ky është një borxh që ka shkuar të qytetarët dhe shtresat në nevojë.
