AlbChrome, 68 milionë USD investime në 8 vite

Mbi 68 milion dollarë amerikanë është vlera e investimeve të grupit Balfin  që nga viti 2013 bleu aksionet e ACR nga austriakët e DCM Decometal, në përmirësimin e kushteve të punës, rritjes së prodhimit, arritjes së shtresave të reja të mineralit, përditësimin e teknologjisë dheoptimizimit të operacioneve

Blerja e ACR, që ishte tashmë një shoqëri e falimentuar, u shoqërua edhe me ndryshimin e emrin të kompanisë në AlbChrome.

Stafi i ri menaxherial i shoqërisë bëri një vlerësim aseteve në Elbasan, Burrel, Bulqizë dhe Klos duke përcaktuar edhe prioritetet e investimeve.

Një ndër investimet më të rëndësishme për AlbChrome, gjithashtu edhe një ndër më të rëndësishme në historinë e industrinë nxjerrëse në vend, është ai i Pusit Numër 9 në minierën e Bulqizës.

Ky investim me vlerë mbi 20 milionë dollarë amerikan ka mundësuar arritjen e zonave të reja mineral-mbajtëse duke përdorur teknologji krejtësisht të re që garanton kushte pune më të mira dhe siguri të lartë.

Sipas komenteve të specialistëve një tjetër investim i rëndësishëm ka qenë ai për Traverbankun e Klosit. Kjo vepër industriale përveçse ndikon në përmirësimin e disa operacioneve të minierës rrit edhe kushtet e sigurisëduke rritur shpejtësinë e shkarkimit të ujërave nëntokësore të minierës. I gjithë investimi ka një vlerë prej më shumë se 5 milionë dollarësh amerikanë.

Një tjetër investim që u realizua me përparësi nga kompania ishte edhe instalimi i makinerisë së re ngritëse në Pusin Nr.3 me vlerë 1.6 milionë dollarë amerikanë.

Një tregues i rëndësishëm i rëndësisë që kanë këto investime është ulja e numrit të aksidenteve dhe rritja e numrit të punonjësve nga viti në vit duke ofruar më shumë vende punë në të gjitha asetet e kompanisë.