Haxhi: Raportet e fundit të KE-të janë të balancuara, nuk është bërë ndonjë mrekulli

Në Ekopolitikë nga Fatos Çoçoli në RTV Ora, Elton Haxhi, ekspert ekonomisë u shpreh se të gjitha raportet e viteve të fundit nga KE kanë qenë të balancuara.

Ai tha se raporti k theksuar çështjet e qeverisjes mangësitë dhe ato pjesë që duhet adresuar, ka theksuar edhe ndonjë arritje, jo se është bërë ndonjë mrekulli.

Haxhi: Të gjitha raportet e viteve të fundit kanë qenë të balancuara. Edhe ky raport nuk është se ka ndonjë diferencë të madhe, përjashtuar këtu analizën e tërmetit dhe pandemisë, që kanë qenë një risi. Pjesa tjetër, ka mbajtur të njëjtin pozicion. Ka vlerësuar ndonjë arritje tek-tek.

Ka theksuar çështjet e qeverisjes mangësitë dhe ato pjesë që duhet adresuar. Ka theksuar edhe ndonjë arritje, jo se është bërë ndonjë mrekulli. Për mua nuk ka ndonjë ndryshim. Avancimi është i moderuar, por nuk ka tejkalim pritshmëritë.