Nazarko: Nëse shitet e blihet energji njëkohësisht, është për burg, akt kriminal, ministri të ikë

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma, analisti Shpëtim Nazarko u shpreh se nëse vërtetohet që në të njëjtën kohë shitet dhe blihet atëherë është për burg.

Sipas tij, kjo është përgjegjësi e ministrit përkatës që duhet t’i lajë duart sepse është akt kriminal.

Nazarko: Nëse vërtetohet që në të njëjtën kohë shitet dhe blihet atëherë është për burg. Kjo është përgjegjësi e ministrit përkatës që duhet t’i lajë duart sepse është akt kriminal. Ti nuk mund të shesësh në një moment të tillë.

Duhet thënë që në tërësinë e faktorëve, është mungesa e një strategjie kombëtare. Ne kemi bërë një reformë, por kemi harruar se po operonim në një sektor me metastaza.