Banka Botërore: Rritja e çmimeve dhe borxhi publik shqetësues, fuqia punëtore në rënie

Rritja e çmimeve në Shqipëri, niveli i lartë i borxhit publik sipas ekspertëve ndërkombëtarë dhe vendas mbeten shqetësuese.

Banka Botërore publikoi raportin ekonomik të vjeshtës ku megjithëse flitet për rimëkëmbje të shpejtë, shtresat e varfra janë ato me të cenueshme.

Tkurrja e vendeve të punës nga recesioni dhe pasojat e tij kanë prekur gratë dhe të rinjtë. Shumë prej të varfërve, mosha të reja mund të mbeten pa përkrahje sociale.

Punëtorët informalë që humbasin punën nuk e përfitojnë pagesën e papunësisë.

Ata që punojnë në bujqësi janë tashmë të varfër. Në qytete, rritja e varfërisë do të vijë kryesisht për shkak se ata punojnë në sektorin e shërbimeve. Për pasoje fuqia punëtore vjen në rënie.

Rritja ekonomike e Shqipërisë pritet të jetë 7.2% gjate këtij viti, më larta në rajon, por ka ende pasiguri për rritjen e çmimit të energjisë. Ketë e thotë Emanuel Salinas, Menaxher i Bankës Botërore për Shqipërinë, bazuar në raportin periodik.

“Ekonomia shqiptare ka dhëne shenja inkurajuese për rimëkëmbjen. Shqipëria ka mundësi të forcojë qëndrueshmërinë e modelit të saj ekonomik dhe të zbatojë reforma që mbështesin më tej rritjen, duke ruajtur stabilitetin makroekonomik.”

Salinas jep dhe rekomandimet për Shqipërinë; Qeveria duhet të investojë në edukim, inovacion dhe në ekonominë e gjelbër.

Edhe Linda Van Gelder, Drejtore për Ballkanin Perëndimor, sugjeroi një tranzicion të gjelbër për të ardhmen post-pandemike.

“Qasja e tyre në politikë do të duhet të përqendrohet në krijimin e vendeve të punës dhe transformimin ekonomik. Të gjashtë vendet do të përfitonin nga reformat në mjedis, biznes, qeverisje dhe dixhitalizimin, të cilat do të mbyllin hendekun me vendet e BE -së.”

Sipas Bankës Botërore, presionet inflacioniste kanë filluar të shtohen. Pavarësisht të ardhurave, deficiti fiskal mbetet i lartë.

Qytetaret do të vijojnë të ndiejnë pasojat e pandemisë, si nga humbja e vendeve të punës ashtu dhe nga rënia e të ardhurave.

Banka Botërore: Rritja e çmimeve dhe borxhi publik shqetësues,

Banka Botërore: Rritja e çmimeve dhe borxhi publik shqetësues,

Banka Botërore: Rritja e çmimeve dhe borxhi publik shqetësues,