Bozdo: Qeveria të tregonte sa do jetë paketa që mbron familjarët e biznesin nga rritja e çmimit të energjisë

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma, Enno Bozdo, ish-zv. ministër i Energjitikës u shpreh se PD kërkon uljen e TVSH-së për mallra kryesore, subvencionimin e energjisë elektrike, reduktimin e shpenzimeve të luksit,

Ai shtoi se përgjigjet e mazhorancës kanë qenë gjithmonë jo, mendoja se presioni publik dhe politik duhej vendosur ne faktin nëse ka ndërmend që të bënte diçka me çmimin e energjisë.

Bozdo: Nëse do të kishte vullnet politik nëse do të plotësoheshin disa kushte. PD kërkon gjëra që ka kërkuar prej kohësh, pra, ulja e TVSH-së për mallra kryesore, subvencionimin e energjisë elektrike, reduktimin e shpenzimeve të luksit, ato pa të cilit institucioni mbijeton.

Këto janë kërkesa të PD-së që janë paraqitur edhe me amendime ligjore për buxhetin pasardhës. Përgjigjet e mazhorancës kanë qenë gjithmonë jo, mendoja se presioni publik dhe politik duhej vendosur ne faktin nëse ka ndërmend që të bënte diçka me çmimin e energjisë. Duhet treguar në këtë rast sa do të jetë paketa që mbron familjarët dhe biznesin e vogël.