Çfarë ndodh nëse ERE e rrit me 2 euro çmimin? Prençi: Do ketë ndikim në pagat e punonjësve

I pyetur se  çfarë do të ndodh nëse Enti Rregullator i Energjisë, rrit çmimin me 2 euro,  përfaqësuesi i shoqatës "ProEksport Albania" Edvin Prençi është shprehur se  kjo do të ketë ndikim të madh në sektorin e manifakturës.

I ftuar në emisionin ‘Ekopolitikë’ në RTV Ora me gazetarin Fatos Çoçoli, Prençi thotë se rritja e çmimeve do të ndikojë në uljen e rrogave të punonjësve.

Fatos ÇoçoliÇfarë do të ndodh nëse ERE e rrit me 2 euro çmimin?

Edvin Prençi: Do të ketë një ndikim të madh, po flasim për sektorin e manifakturës, pasi flasim për një sektor që punëson pjesën më vulnerabël të shoqërisë. Flasim për një sektor që fitimet vjetore i ka shumë të ulët në krahasim me shpenzimet që bëhen. Ndikon në uljen e investimit dhe në uljen e shtimit të pagave të punonjësve. Duhet të ketë një amortizator ekonomik që të minimizojë këto dëme. Pasi për ne do ishte fatale çdo rritje.