Elezi: KESH shet energji, shet edhe OSHEE, rast unikal në botë, ka përplasje mes kompanive

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma, Eduart Elezi, ish-drejtori Juridik i ERE-së u shpreh se KESH ka sur pluse dhe del në shitje të energjisë, ndërsa edhe OSHEE del në shitje të energjisë.

Ai theksoi se OSHEE blen energji, por nuk i di ku i ka flukset duke u shprehur se ka një përplasje mes kompanive.

Elezi: OSHEE blen energji, por nuk i di ku i ka flukset. Kjo ka ndodhur në periudhën e pranverës. Gjenerimi i HEC-ve të vegjël i ka OSHEE-ja. Ka një përplasje mes kompanive.

KESH ka mbiprodhim dhe del në shitje të energjisë, ndërsa edhe OSHEE del në shitje të energjisë, që është rast unikal në botë. Shpërndarja e energjisë elektrike nuk shet energji. Por e bën sepse HEC-et e vogla janë të lidhura në rrjet dhe nuk i menaxhon dot.