FMN e prerë me qeverinë: Ndaloni ndryshimin e buxhetit me akte normativ. Rritja e çmimit të energjisë rrezik
Shefja e misionit të FMN-së për Shqipërinë, Yan Su deklaron se Shqipëria po përballet me dy sfida ndërsa shtoi se rritja e çmimeve të energjisë përbën rrezik.
“Norma e inflacionit është rritur për shkak të rritjes së produkteve të inflacionit. Shohim potencialisht kushte të tjera dhe rritje të çmimeve të energjisë, të cilat janë në fakt janë rreziqe" tha Yan Su në videokonferencën e sotme online.
Për FMN-në sfidat për Shqipërinë janë të dyanshme.
"Së pari: Investimi në mënyrë efikase tek njerëzit e ekonomia.
Së dyti: Rindërtimi i hapësirës për manovrim të politikës fiskale duke ulur defiçitin shumë të lartë fiskal dhe borxhin publik. Mënyra për të kapërcyer këto dy sfida është ndërtimi i një strategjie ambicioze për të rritur të ardhurat tatimore dhe përmirësuar transparencën dhe cilësinë e investimeve publike.
Transparence me shpenzimet publike dhe investimet post termetit
FMN u kërkon autoriteteve shqiptare më shumë transparencë në shpenzimet publike. Kërkon ndalimin e ndryshimit të pr/buxhetit me akt normativ dhe monitorimin më të mirë të ndërmarrjeve shtetërore të ujit dhe energjisë.
Duhet rritur cilësia dhe transparenca në shpenzimet publike. Për investimet ambicioze të financuara nga burimet e brendshme e që lidhen me tërmetin duhet të monitorohen. Mbështetja buxhetore duhet të orientohet tek personat që kanë më nevojë duhen mbështetur këto familje.
Ndaloni ndryshimin e buxhetit me akte normativ
Gjithashtu FMN kerkon ndalimin e ndryshimit të buxhetit me akte normative
"Ndryshimet që lidhen me hartimin e zbatimin e ligjit organik të buxhetit duhet të bëhen përmes procedurave parlamentare dhe përdorimi i akteve normative për ndryshimin e buxhetit brenda vitit, përvec rrethanave emergjente duhet të ndërpritet.
Rreziqet fiskale
FMN foli dhe për rreziqe fiskale në rritje dhe kërkoi një monitorim dhe menaxhimin më të mirë të sektorëve të ujit e energjisë
"Përveç kësaj rreziqet fiskale në rritje, përfshirë ato nga PPP-të garancitë qeveritare dhe ndërmarrjet shtetërore të ujit dhe energjisë duhet të monitorohen më mirë dhe menaxhuar më mirë dhe duhen trajtuar siç duhet shkaqet e tyre themelore.”
Plan fiskal per 2022
FMN kërkon formulimin e një plani të përshtatshëm për rregullimin fiskal që bazohet në një strategji afatmesme të të ardhurave për të zgjeruar bazën tatimore dhe eliminuar shmangien, që të nisë zbatimin në 2022
"Një plan i përshtatjes fiscale duhet formuluar dhe duhet zbatuar qysh prej 2022 duke synuar për të pasur një tepricë prej 1.5 % të PBB në 2022"
FMN sugjeron që politika monetare duhet të vijojë të jetë lehtësuese. Shtrëngimi i politikës fiskale nevojitet vetmë nëse ka indicia të qarta se presionet inflacioniste rriten dhe bëhen të qëndrueshme. "Ndërkohë BSH duhet të vazhdojë të monitorjë me kujdes zhvillimet e stabilitetit finaciar sepse ndikimi i goditjeve vazhdon të jetë i pranishëm në sistemin bankar" tha Yan Su.
FMN parashikon që rritja ekonomike për vitin 2022 të jetë 3.8 %.