Rritja e çmimit të energjisë, Nazarko: I trembem një efekti zinxhir të keq në ekonominë tonë
Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma, analisti Shpëtim Nazarko u shpreh se çmimet në lidhje me xhepat e qytetarëve janë të larta, por janë të subvencionuara nëse i referohemi qeverisë
Ai shtoi se mendon se do të kemi një efekt të keq zinxhir në produktet e tjera dhe me ekonominë tonë kombëtarë.
Nazarko: Kjo situatë tani vështirësohet nga një situatë tjetër. Çmimet në lidhje me xhepat e qytetarëve janë të larta, por janë të subvencionuara nëse i referohemi qeverisë. Nuk besoj se qeveria do të guxojë që të presë energjinë, e do t’i gjejë ato para edhe në Ferr.
Qeveria t’i merr paratë në forma të ndryshme. Problemi i madh është nëse shkojmë te skenari që nuk gjejmë dot energji në rajon. Edhe Evropa po loz shah energjitik me Putinin. Unë mendoj se do të kemi një efekt të keq zinxhir në produktet e tjera dhe ekonominë tonë kombëtare. I trembem një efekti të tillë.

