Bozdo: Palët e treta 625 mln € detyrime ndaj OSHEE, deri në shtator u prodhua e gjithë nevojë për energji
Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma, Enno Bozdo, ish-zv.ministër i Energjitikës u shpreh se palët e treta kanë rreth 625 milionë euro kundrejt OSHEE-së.
Sipas tij, ka disa vite që OSHEE del me mbi 100 mln euro fitim, si ka mundësi që OSHEE ndodhet një në gropë financiare.
Ai shtoi se KESH ka prodhuar 4.5 terravat deri në fillim të shtatori. 3.2 i ka përdorur OSHEE për konsumatorët. 1.3 të tjera kanë dalë në shitje, kur nevoja e vendit gjatë 1 viti është 4.6 terravat.
Bozdo: Palët e treta kanë rreth 625 milionë euro kundrejt OSHEE-së. Një shifër tmerrësisht e lartë. Janë çuar familjarë në burg dhe 15 veta më duket kanë vrarë edhe veten. Ja ku jemi sot për pretendimet për fitime e mëdha. Ka disa vite që OSHEE del me mbi 100 mln euro fitim.
Si ka mundësi që OSHEE ndodhet një në gropë financiare. Në vitin 2018 dhe 2021 kemi pasur mundësinë më të mirë për të ruajtur dhe rezervuar energjinë. KESH ka prodhuar 4.5 terravat deri në fillim të shtatori. 3.2 i ka përdorur OSHEE për konsumatorët. 1.3 të tjera kanë dalë në shitje. OSHEE duhet t’i japë Shqipërisë 4.5 terravat energji, kur 4.5 i ka prodhuar tashmë.

