Rritja e çmimeve/ Berisha: Rama do të hutojë shqiptarët me Arnaut 1 & Arnaut 2, mashtrues i pashpirtë

Nga Berati, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se janë rritur çmimet bazë, por nuk është bërë indeksimi i rrogave dhe pensioneve.

Ai tha se Rama mundohet që t’i hutojë shqiptarët me satelitë dhe u thotë fermerëve që me ta do të bëhet hedhja e të dhënave.

Berisha: Janë rritur të gjitha çmimet e ushqimeve bazë. Çdo qeveri e përgjegjshme në këtë rast, si akt të parë do të indeksonte rritjen e çmimeve. Nuk ka shtuar asnjë qindarkë në rrogat e pensionet tuaja. Kafshata që ishte 87 herë më shumë se BE, u shtrenjtuar më shumë pa asnjë kompensim. Kjo sepse kreu i Meduzës do t’i hutojë ata me Arnaut 1 dhe Arnaut 2, Satelit 1 dhe Satelit 2.

Problemi i shqiptarëve qenkan satelitët dhe u thotë fermerëve që të dhënat do t’i ketë me satelitë. Një mashtrues dhe i pashpirtë. Nëse shqiptarët 8 vite më parë qëndronin në kreu të popujve të rajonit për rrogën mesatare, sot janë të fundit dhe marrin 30% më pak se sa në Kosovë. Miliarda euro janë marrë borxh.