Çuçi: Bonus financiar për punonjësit e policisë që ushtrojnë detyrën jashtë vendit
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi komunikoi dy lajme të rëndësishme për policinë e shtetit.
Lajmi i parë ka të bëjë me rritjen e pagave të punonjësve të policisë së shtetit që punojnë jashtë vendbanimit dhe lajmi i dytë ka të bëjë me investimet në infrastrukturën dixhitale të policisë me qëllim luftën kundër krimit.
Çuçi: I pari ka të bëjë me rritje e pagave të punonjësve të policisë së shtetit që ushtrojnë detyrën e tyre jashtë vendbanimit, rritje që do vijë në formë ne bonusit dhe që do e çojë deri në 150% pagat e punonjësve të policisë së shteti që ushtrojnë detyrën jashtë vendbanimit.
Lajmi i dytë është rritja e konsiderueshme e investimeve që do bëjmë në policinë e shtetit në infrastrukturën dixhitale dhe në teknologji.
Kjo do të bëjë të mundur rritjen e efikasitetit të luftës kundër krimit dhe zbatimit të ligjshmërisë. Kjo vjen si një përgjigje e drejtpërdrejtë e programit të qeverisë që sapo miratuam.
