Përfundon saga, shpronësohen “Sarajet” e Toptanajve, Margariti: Godina do përdoret për artin dhe kulturën
Qeveria ka aprovuar shpronësimin e Toptanajve.
Ministrja e Kulturës Elva Margariti, ka bërë me dije se kjo godinë tashmë do të përdoret për artin dhe kulturën.
Ky vendim është marrë sot në projekt-buxhetin e miratuar nga qeveria për vitin 2022
Elva Margariti: Ka përfunduar saga e banesës së Toptanajve. Qeveria ka aprovuar shpronësimin e pronarëve në zonën e Toptanësve që tashmë do kalojë në projektin e restaurimit të kësaj hapësire historike. Kjo nismë sot i vë fundin e epesodi të gjatë që në mesin e gushtit kaloi në një ngjarje tragjike.
Sot qeveria mori vendimin që kjo sagë të përfundojë me shpronësim. Hapësira që do ngremë është në fuksion të artit dhe kulturës. Godina ka histori që lidhet me banesën karakteristike tiranase. Ka vlera për historinë e saj si një nga hapësirat e para të librit. Sot kemi marrë vendimin që në të ardhmen të në do të përfshijmë një hapësirë tjetër për librin, American library për këtë kemi filluar dhe jemi në tratativa dialogu dhe me qeverinë Amerikane.
Ministrja e Kulturës po ashtu ka sqaruar edhe çështjen e cirkut kombëtar. E pyetur se çfarë do të bëhet me artistët, Margariti ka thënë se jemi në dialog me Bashkinë për të gjetur hapësirën e përshtatshme për cirkun.
Elva Margariti: Artistët është parë në mënyrë konkrete në disa aspekte, janë vendime të gjykatës dhe përmbarimit që kishin hyrë në fazën e ekzekutimit final, po punojmë për një plan afatshkurtër, kemi akomoduar në palestrën e një shkolle afër cirkut, kemi nisur dialogimin me Bashkinë për të gjetur hapësirën e përshtatshme për cirkun, edhe sindikatat e ka shprehur në mënyrë pozitive qëndrimin e Ministrisë së Kulturës.
