Vidhte energji për të prodhuar Bitcoin, aksioni mes krizës zbulon laboratorin e kriptovalutave në Krujë

Vjedhja e energjisë elektrike ka çuar në zbulimin e një laboratory të prodhimit të prodhimit dhe hedhjes në treg të parave virtuale. Kjo veprimtari e paligjshme kërkon  pajisje të teknologjisë së lartë dhe shumë energji. Në harkun e pakm muajve në Shqipëri janë zbuluar tre laboratorë të prodhimit të kriptovalutave.

Një laborator i prodhimit të kriptomonedhave është zbuluar në qytetin e Krujës.

Veprimtaria e paligjshme ishte ngritur në këtë ambient të marrë me qira nga person ende i paidentifikuar, i cili siç njofton policia e Krujës kishte vendosur aty  pajisje të teknologjisë së lartë për prodhimin e Bitcoin dhe hedhjen në tregun virtual të parasë.

Burimet thonë se aktiviteti është zbuluar pas dyshimeve për vjedhjen e energjisë elektrike ndaj punonjësit e OSHEE kanë kërkuar reagimin e policisë.

Kur blutë shkuan për kontroll, askush nuk është përgjigjur, ndaj ata kanë thyer një dritare për të hyrë në ambinetin ku ishte ngritur laboratori i prodhimit të parave virtual.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 7 pajisje elektronike për prodhimin e kriptomonedhave dhe u verifikua një lidhje e paligjshme e energjisë elektrike, pasi Mining siç njihet si proces, veç teknologjisë së lartë kërkon shumë energji.

Pronari i ambientit rezulton një i moshuar, i cili është vënë nën hetim në gjendje të lirë për shkak të moshës, ndërsa qiramarrësi që kishte ngritur veprimtarinë e paligjshme mbetet i paidentifikuar.

Gjatë vitit 2021, në vrasja aksidentale e 27-vjeçarit Mehmet Qema zbuloi një laborator të prodhimit të Bitcoin në ambientin në lokalin e marrë me qira autori i vrasjes Marjus Dema.

Në muajin qershor një tjetër laborator i prodhimit të bitcoin u zbulua në Fier i fshehur në një fabrikë.

Edhe në atë rast ishte vjedhja e energjisë elektrike që zbuloi veprimtarinë e paligjshme ku në pranga u vu një person.

Në maj të vitit të shkuar Kuvendi miratoi ligjin “Për tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë”, i cili i hapi rrugë zhvillimit të tregut të monedhave virtuale në Shqipëri. Megjithatë veprimtaria mbetet e palicensuar.

 

Vidhte energji për të prodhuar Bitcoin, aksioni mes krizës