Ristani: Ndryshimet kushtetuese janë nevojë e autokratëve Rama dhe Basha

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, ish-kreu i KQZ-së dhe ish-deputeti demokrat Arben Ristani u shpreh se ndryshimet kushtetuese janë në interes të Ramës dhe Bashës.

Sipas tij, teknikalitetet që ka paraqitur Lulzim Basha për Vettingun e politikanëve janë të punuara dobët.

Ristani: Thelbi nuk është te ndryshimet kushtetuese, por te nevoja që kanë të dy autokratët për të kaluar momentin e tyre. Rama për të vazhduar të ketë kontrollin e procesit të Vettingut, ndërsa Basha për të kaluar momentin në raport me kontradiktën që ka me PD-në.

Të gjitha debat janë fokusuar te debati i Bashës me PD-në. Këto janë interesa të momenti që nuk kanë të bëjnë me kushtetutën. Teknikalitetet që ka paraqitur Basha për Vettingun e politikanëve janë të punuara dobët. T’ia çosh Vettingun e politikanëve SPAK-ut është një non sens juridik, sepse SPAK është organ për ndjekje penale.