Bushati: Rama ia kërkoi troç Bashës bashkëqeverisjen, propozimet e PD-së për kushtetutën pa thelb

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, ish-kryetarja e KQZ-së Endira Bushati u shpreh se Rama e ka ftuar për bashkëqeverisje Bashën në Kuvend.

Sipas saj, propozimet e Bashës për ndryshimet kushtetuese nuk qëndrojnë, duke thënë se ato nuk kanë thelb dhe janë në kundërshtim me Venecian.

Bushati: Rama e tha troç para 2-3 seancash në Kuvend që kur të ndryshojë disa pika, atëherë do të ketë mundësi për bashkëqeverisje. Pyetja është nëse kanë thelb ndryshimet kushtetuese të propozuara nga PD?

Ne nuk jemi që kushtetuta të mos ndryshohet, por ajo të ndryshohet në ato aspekte që të sjellë një ndryshim pozitiv për vendin, duke respektuar instrumentet ndërkombëtare. A kanë thelb propozimet e Bashës? Nuk kanë thelb. Komunat nuk kthehen më. Për Vettingun e politikanëve është në kundërshtim me opinionin e Venecias. Nuk qëndrojnë këto propozime.