Bushati: Ndryshimet Kushtetuese janë një Pazar i radhës mes partive politike

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, ish-kryetarja e AMA-s dhe KQZ-së, Endira Bushati u shpreh se ndryshimet kushtetuese janë bërë si një Pazar mes partive.

Ajo theksoi se qeveria ka një nevojë për zgjatjen e organeve të Vettingut për të treguar dhe për të vazhduar reformën në drejtësi sipas disa parimeve jo të qëndrueshme.

Bushati: Nuk është e nevojshme të jesh jurist për të kuptuar se kushtetuta është një Pazar i radhës mes partisë. Më shumë se sa një nevojë e publikut, është më shumë për konsum politik të ditës sipas orekseve që ka secila forcë politike.

Qeveria ka një nevojë për zgjatjen e organeve të Vettingut për të treguar dhe për të vazhduar reformën në drejtësi sipas disa parimeve jo të qëndrueshme. Kjo edhe për një lloj prove që të thuhet se reforma në drejtësi është një sukses.