Kthjellime, vranësira dhe reshje, ja si do të jetë moti sot dhe nesër

Orët e paradites, karakterizohen nga kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash, të cilat më të dukshme do të jenë në zonën veriore.

Por gjatë pasdites vranësirat do të shtohen gradualisht, ku në orët e vonë të natës do të krijojnë mundësi për reshje te pakta shiu në zonat Veriperëndimore të Shqipërisë.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 26°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor duke sjell dallgëzim mbi 3 ballë.

Sa i takon ditës së shtunë, deri në orët e pasdites, vendi ynë do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta, të cilat herë pas here do të gjenerojnë reshje të pakta shiu.

Ndërsa në orët e vona te mbremjes pritet që vranësirat të shtohen duke sjelle shira dhe mini-stuhi ere, shirat do te jene me intensitet te ulet dhe mesatar.     

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes, POR ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 24°C.

Era do të fryjë lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 - 40 km/h nga drejtimi Jugor duke sjell në det dallgëzim 3-4 ballë.