I dënuar për kundërshtim të policisë, arrestohet 45-vjeçari në Tropojë

Policia e Tropojës ka vënë në pranga një 45-vjeçar, i dënuar për "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik".

Sipas njoftimit për media të uniformave blu, është bërë lokalizimi dhe kapja e shtetasit të shpallur në kërkim Isa Mulgeci, banues në fshatin Lekurtaj, Tropojë.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Shkodër ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, e cila e ka dënuar këtë shtetas, me 1 vit e 8 muaj burg, për veprën penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik".

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme.