“Po marrin tokën e Teatrit për të pastruar para droge”, Liçaj: Rama s’ka qenë asnjëherë artist
Aktori Neritan Liçaj, ka treguar historinë e Teatrit Kombëtar, i cili u shemb mëngjesin e 17 Majit 2020.
Në një intervistë për Ora News,me gazetaren Sonila Musai, Liçaj u shpreh se toka ku ishte i ndërtuar Teatri ishte dhuruar nga familja Libohova me qëllim që të ndërtoheshin institucione kulturore.
Aktori fajëson qeverinë dhe bashkinë duke thënë se në tokën e dhuruar po ndërtohen kulla me para droge.
Neritan Liçaj: Toka e Teatrit Kombëtar është dhuruar nga familja e madhe Libohova, janë dhuruar 13 mijë metra katror në mes të Tiranës, i janë dhuruar mbretit Zog me të vetmin kusht që të ndërtoheshin institucione arti dhe kulture. Dhe u ndërtuar Instituti i albanologjisë. Ata e marrin at tokë për të pastruar para droge. Simbolika është shumë peverse. Këta po shkrijnë vendin për të pasuruar familjet e tyre. Aty po mbillen para droge. Pastrohen para droge nëpërmjet Ndraghetës.
Po ashtu ai fajëson dhe drejtësinë e cila nuk vepron në një kohë ku vendi po shkatërrohet.
Neritan Liçaj: Se kuptoj se çfarë bën drejtësia shqiptare, dhe prokuroria sepse po shkatërrohet vendi i tyre.
Më tej ai shton se Rama nuk është artist dhe sipas tij kjo është një ndër arsyet që Kryeministri ka mllef ndaj artit dhe kulturës.
Neritan Liçaj: Rama s’ka qenë asnjëherë artist vetë. Rama nuk është piktor. Kam mbaruar skulpturën pas atij në Lice. Ta them me bindje të plotë se është jo mediokër, por është i dobët fare. Ndoshta dhe kjo është mllefi i tij ndaj arteve.
Përgatiti për online Anila Kolgjini.
