"Makineritë punuan gjithë natën", banorët e pallatit në Durrës protestojnë kundër ndërtimit që u rrezikon banesat

Edhe këtë të premte dolën në protestë banorët e pallatit në Plazh të Durrësit, i cili u dëmtua nga tërmeti.

Një 6-katësh po ndërtohet ngjitur me pallatin ku jetojnë, e sipas banorëve ky është një rrezik për jetën.

"Është e drejta ime të jetoj, të vijnë ekspertët dhe ta masin. 500 metra tokë dhe bëhen 310 metra ndërtim."

Ata ndaluan punimet e firmës private për pak orë.

"Do zëmë derën, i fikën ata, i dëgjuat."

Banorët thonë se pavarësisht katrahurës së ndërtimeve në Durrës, dëmet e të cilës u treguan nga tërmeti i 26 nëntorit të dy viteve më parë, lejet pa kriter po vijojnë të jepen në qytetin bregdetar.

"Nuk di çfarë të them, është katastrofë."

Janë ankuar në të gjitha institucionet përgjegjëse, por askush nuk është marrë me këtë problem.

"Asnjë nuk na jep përgjigje, çfarë të bëjmë ne."

I bëjnë thirrje Bashkisë që të ndërhyjë, ndërsa paralajmërojnë përshkallëzim të protestës.

"Do të ngrejmë një çadër të hyjmë në grevë urie".

Leja për pallatin e ri sipas banorëve të plazhit është dhënë disa vite më pare nga ish-kryebashkiaku Vangjush Dako, por ndërtimi ka nisur vetëm ditët e fundit duke u rikthyer pasigurinë në shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti.

43 familje te ketij pallati kërkojnë hetimin e lejes dhe siguri për shtëpitë e tyre.

"Makineritë punuan gjithë natën", banorët e