I kapet kokainë me vlerë 120 mijë euro, shqiptari në burg, nën hetim dhe e motra

Një shqiptar ra në prangat e policisë italiane të enjten për shpërndarje të drogave të forta.

Arrestimi i tij u bë në Albisola Superiore.

Atij ju gjetën 750 gram kokainë  e fshehur në garazhin e makinës. Një pjesë e lëndës narkotike ishte ndarë dhe paketuar, pjesa tjetër jo.

Policia italiane vlerëson se nëse sasia e kokainës do të "pritej" dhe hidhej në treg do të sillte një fitim  rreth 120 mijë euro. 

Shqiptari i arrestuar pas procedurave policore u dërgua në burg dhe e motra e tij gjithashtu u raportua në autoritetet gjyqësore me akuzën e pjesëmarrjes në të njëjtat krime.