Kaloi natën në spital, Mbretëresha gëzon fansat, kthehet në Pallat me humor të mirë
Mbretëresha Elizabeth e Dytë e kaloi nje natë në spital dhe te enjten u kthye në Kështjellën Windsor.
Mediet e huaja bëjnë me dije se Shkëlqesia e saj është në humor të mirë dhe i është rikthyer detyravë të saj në Pallat.
Buckingham Palace beri me dije se Monarkja 95-vjeçare ka kryer disa kontrolle mjekësore, duke perjashtuar mundesine e prekjes nga covid ne kete situate pandemike.
Në deklaratën zyrtare thuhet se mjeket e kane keshilluar Mbretereshen që të pushojë disa ditë, pas një orari të ngjeshur me angazhime publike.
Për pasojë ështeë anuluar një vizitë e saj në Irlandën Veriore, e planifikuar për këtë javë. Mbretëresha Elizabeth II e ka marrë fronin e Mbretërisë britanike në vitin 1952.
Kjo është hera e parë që ajo i drejtohet spitalit që nga viti 2013, kur kishte probleme ne sistemiun tretes.
Në prill mbreteresha humbi bashkëshortin e saj, princin Philip, i cili u nda nga jeta në moshën 99-vjeçare.
Superatanoli, ky është karburanti më i lirë, ja sa kushton litri
22 Tetor, 14:28


