Shabani: Basha ta vrasë Berishën, jo ta zëvendësojë, duhet vrarë edhe modeli autokrat i Ramës

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, pedagogu Endri Shabani u shpreh se Basha duhet ta vrasë modelin e Berishës jo ta zëvendësojë.

Sipas tij, një vrasje e tillë duhet të ndodhë edhe me Edi Ramës, që është kthyer si një autokrat në qeverisjen e tij

Shabani: Konceptim i vrasjes së babait, është vrasje e modelit të babait. Unë kam përshtypjen se ai duhet të vrasë modelin e Berishës jo ta zëvendësojë, sepse nuk është një vrasje e babait, por një riprodhim dhe vazhdim i tij.

Ne kemi nevojë që të shohim edhe modelit të Ramës. Ai para se të bëhej autokrat në pushtet, ai ishte autokrat në partinë e tij. Berisha po ashtu të njëjtën gjë bëri në partinë e vet. Prandaj shqiptarët e shohin me shqetësim sjelljen e kryetarëve në partinë e tyre sepse të njëjtën gjë do të bëjnë në pushtet.

Kështu, Basha po humbet një mundësi të artë që të tregojë se është ndryshe nga Berisha. Por ai po e imiton Berishën në mënyrën se si po sillet duke e riprodhuar edhe keq.