Shabani: Dekriminalizimi pa sukses, kriminelët dërgojnë në kuvend vajzën dhe çunin tashmë

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, pedagogu Endri Shabani u shpreh se për tu futur sekretare në administratë kërkohet një CV më e lartë se sa për tu bërë deputet.

Sipas tij, edhe sikur Vettingu të behet, do të ndodhë ajo që ndodhi me dekriminalizimit, sepse kriminali nuk ka ardhur vetë po ka sjellë gocën ose çunin.

Shabani: Për tu futur sekretare në administratë kërkohet një CV më e lartë se sa për tu bërë deputet. Kjo pasi për tu bërë deputet del para votuesve dhe kontrolli është demokratik, e bën qytetari gjykimi. Unë mendoj se votuesi nuk do kriminelët në kuvend, por është një produkt i një sistem zgjedhor që ai që është një baron lokal ka avantazhe përballë të tjerëve.

Është pasojë e mosfunksionimit të drejtësisë. Në vend që të adresohej një sistem zgjedhor kundër këtyre baronëve duke ulur pushtetin e tyre. Këta njerëz nuk dalin dot në TV sepse vijnë nga bota e krimit. Edhe sikur Vettingu të behet, do të ndodhë ajo që ndodhi me dekriminalizimit, sepse kriminale nuk ka ardhur vetë po ka sjellë gocën ose çunin. Ata kanë përfaqësuesit e tyre në kuvend.