Mërtiri: Ka njerëz në PD që duan llokmën e tyre, po e pengojnë opozitën që të vijë në pushtet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Tetor 2021, 22:15
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, pedagogu Ergys Mërtiri tha se ka njerëz në PD që punojnë për interesat e tyre dhe që duan llokmën e tyre, duke e penguar opozitën që të vijë në pushtet.
Sipas tij, për sa kohë gjërat do të shkojnë kështu, gjërat nuk do të kenë zgjidhje, sepse sistemi i vetëm efikas është ai i forcës.
Mërtiri: Ka njerëz në PD që punojnë për interesat e tyre dhe që duan llokmën e tyre, duke e penguar opozitën që të vijë në pushtet dhe nëse nuk e marrin thonë që partia të shkojë për lesh. Problemi është një klasë e korruptuar që janë aty pa asnjë meritë.
Për sa kohë gjërat do të shkojnë kështu, nuk mendoj se gjërat do të zgjidhje. Sistemi i vetëm efikas prej vitesh është ai i forcës.
