Mërtiri: Ndryshimi i shpeshtë i Kushtetutës tregon mungesë stabiliteti politik
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, pedagogu Ergys Mërtiri u shpreh se ndryshimi i shpeshtë i kushtetutës tregon një mungesë stabiliteti politike.
Sipas tij, një fenomen i tillë vjen nga konflikti i partive në vend duke çuar në tensione që shkarkohen në ndryshmin e ligjeve.
Mërtiri: Ndryshimi i shpeshtë i kushtetutës tregon një mungesë stabiliteti politik. Kemi 30 vite dhe nuk besoj se mund të quhet më tranzicion sepse po duhet si një gjendje e përhershme. Në mungesë të stabilitetit ligjet ndryshohet në funksion të rrethanave.
Kjo vjen nga konflikti i partive në vend duke çuar në tensione që shkarkohen në ndryshmin e ligjeve. Kjo ka të bëjë edhe me kulturën tonë politike dhe atë të respektimit të ligjeve. Një forcë politike e ndryshon kushtetutën në mënyrë të njëanshëm, kjo tregon se kjo kushtetutë nuk mund të jetë.
