Ndërron jetë ish-prokurori famëkeq i komunizmit Aranit Çela

Ka ndërruar jetë ditën e sotme prokurori famëkeq i komunizmit Aranit Çela, në moshën 98-vjeçare.

Çela mori pjesë në mbi 650 procese politike historianët e cilësojnë si Vishinski i komunizmit në Shqipëri.

Ai u lind në Vlorë më 1923 apo 1924, i biri i Hysenit dhe i Eminesë, familja e tij e kishte origjinën nga Kanina.

Në moshën pesëmbëdhjetë vjeçare i vdes i ati.

Në vitet 1935-1942 ndoqi Institutin Tregtar të Vlorës. Me ardhjen e regjimit fashist, Aranit Çela ishte ndër fëmijët të cilët kaluan një muaj pushime në Itali (Pezaro) në verën e vitit 1939.

Në 17 marsin 1941 kërkon pa sukses të punësohet në Zyrën e Regjistrimit të Gjendjes Gjyqësore në Ministrinë e Drejtësisë të regjimit fashist.

 Në prill-maj 1942 Araniti qëndron në paraburgim iu gjetën në shtëpi disa trakte, por regjimi fashist tregohet zemërgjerë dhe e dënoi me kusht. Më 10 janar 1943 bëhet anëtar i PKSH-së në organizatën e Mallakastrës, por partizan del vetëm në nëntor të këtij viti.

Në mars 1945-shtator 1946, Aranit Çela është prokuror ushtarak në Shkodër, në qytetin ku zhvilloheshin përditë proceset më të tmerrshme politike të kohës. Më 1946-1948 vazhdon me këtë cilësi por në divizionin e Korçës.

Më 1948-1949 është ndihmës prokuror i Prokurorisë Ushtarake. Në vitet 1949-1953 ndjek studime në fushën e drejtësisë në Bashkimin Sovjetik.

Më 1953-1954 ishte nënkryetar i Degës së Hetuesisë së sigurimit të shtetit.

Më 1954-1955 prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme. Më 1955 – 1958  dhe 1966 – 1990 kryetar i Gjykatës së Lartë. Më 1958 – 1966 prokuror i përgjithshëm.

Më 1958 – 1991 deputet i Kuvendit Popullor dhe anëtar i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë.

Arrestohet më 3 nëntor 1993 dhe dënohet me akuzën "Për veprën penale të shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim me pasojë shkeljen e paligjshme të lirive e të drejtave themelore të njeriut dhe në dëm të jetës së personit, të parashikuara nga nenet e Kodit Penal."

Pavarësisht kësaj, doli nga burgu në ngjarjet e vitit 1997. Drejtësia e shpalli të pafajshëm dhe urdhëroi dëmshpërblimin.