Miloti pa ujë të pijshëm, e mbushin në burim ose e blejnë
Nga Elvis Hila Përditësimi i fundit 21 Tetor 2021, 14:57
Sigurimi i ujit të pijshëm është kthyer në sfidë për banoret e Milotit në Kurbin.
Dimër apo verë nuk ka shumë ndryshim, Çezmat në shtëpitë e qytetarëve nuk rrjedhin.
"Nuk kemi ujë, ka një javë."
"Më shumë nuk kemi pas ujë se kemi pas."
Në këto kushte një pjesë banorëve thonë se janë të detyruar ta blejnë ujin, e të tjerë mbushin në burime.
"Nuk kemi me çfarë të lahemi, këtu e mbushur për ta pirë."
"Më shumë e blejnë ujin."
"E mbushim me karroca në përrua për tu larë."
Situaten e krijuar nuk është normale ndaj banorët e Milotit kërkojnë zgjidhje.
Administratori i Milotit, Dritan Preçi, i kontaktuar thotë se shkak për këtë situatë është bërë mungesa e prurjeve në burimin e ujit që furnizon qytetin.

