"Më goditi dhe kërcënoi", kryebashkiaku i dhunuar Selenicës: Ishte i dehur

Kryebashkiaku i Selenicës, Pëllumb Binaj u dhunua nga një 57 vjeçar administrator i një linjë transporti udhëtarësh.

Ngjarja u shënua mbrëmjen e së mërkurës në qytetin e Vlorës, kur zyrtari 66 vjeçar u godit sipas policisë nga Pellat Bonaj i cili tashmë është vënë në pranga.

I zgjedhuri vendor pranoi për mediet se shkak ishte liçensa  e linjës së furgonave Vlorë – Sevaster.

"Më goditi direkt dhe më shau, kërcënoi dhe fyeu, gjithçka që mund të bëjë një njeri që në kushtet konkrete unë e quaj të pirë ose të dehur," tha ai.

Kryebashkiaku i Selenicës thotë lufta në mes e gjitha bëhet për transportin e mësuesve, që sipas tij nuk ka lidhje me Bashkinë e Selenicës.

"E vërteta e kësaj pune është që funksionojnë 2 liçensa të marra që nuk kanë lidhje fare me linjën time," tha kryebashkiaku.

Policia e Vlorës ka ngritur akuzën “Goditje për shkak të detyrës” ndaj biznesmenit 57 vjeçar Pellat Bonaj, i cili nga ana e tij akuzon bashkinë e Selenicës se i ka dhënë liçensën një subjekti tjetër./OraNews/