Yuri Kim me ambasadorin e OSBE: Të kalojë reforma kushtetuese për të zgjatur mandatin e Vettingut
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Tetor 2021, 15:40
Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim ka takuar ditën e sotme Ambasadorin e OSBE-së në Shqipëri, Del Monako.
Ambasadorja amerikane bën me dije se në fokus të takimit ishin çështje si reforma kushtetuese për të zgjatur mandatin e Vettingut.
Ajo shton se u dakordësua edhe që autoritetet dhe partitë duhet të veprojnë sipas rekomandimeve të OSCE/ODIHR për zgjedhjet.
Yuri Kim: Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim takoi sot Ambasadorin e OSBE-së në Shqipëri, Del Monako për të diskutuar një sërë çështjesh. Ne jemi dakord që, në përputhje me rekomandimin e IMO-së, Parlamenti duhet të kalojë reformën kushtetuese për të zgjatur mandatin e Vettingut. Gjithashtu ramë dakord se autoritetet dhe partitë duhet të veprojnë sipas rekomandimeve të OSCE/ODIHR për zgjedhjet.
