Dialogu ndërfetar në Shqipëri, kërkohet kujdes nga politika dhe edukim të brezave të rinj
Krerët e komuniteteve fetare bënë thirrje për edukimin e tolerancës së besimit tek brezat e rinj që në fëmijëri.
Në koferencën rajonale me temë “Rimendimi i tolerancës fetare midis partnerëve të Ballkanit Perëndimor” u evidentua dialogu ndërfetar në Shqipëri por të pranishmit ranë dakord se ky realitet nuk duhet marrë i mirëqenë dhe duhet ruajtur përmes nismave konkrete.
Përfaqësuesit e 5 komuniteteve fetare në Shqipëri shprehën nevojën e edukimit të tolerancës së besimit që në fëmijëri.
"Është një harmoni që ka nevojë për mirëmbajtje të vazhdueshme."
"Paqja dhe vëllazëria njerëzore duhet të na karakterizojë të gjithëve pavarësisht besimit fetar."
"Bota e sotme po ndryshon kaq shpejt, para nesh po shfaqen fenomene që rrezikojë thellësisht marrëdhëniet ndërfetare."
"Të qënit i ndryshëm nuk duhet të bëhet rreziku i ndryshimit midis nesh."
Shqipëria mbetet shembull përsa i takon bashkëjetesës dhe tolerancës fetare, por kjo duhet të kultivohet ndër breza.
Në konferencën rajonale me temë “Rimendimi i tolerancës fetare midis partnerëve të Ballkanit Perëndimor” u vendos theksi te mirëmbajtja e dialogut ndërfetar reciprok duke mos lënë jashtë vëmendjes rreziqet e konflikteve.
"Për ta mirëmbajtur duhet që secila hallkë e funksionimit të shoqërisë të kryejë më së miri detyrën e saj, politika, media, shoqëria civile etj."
Shtimi i aktiviteteve kulturore ku të rinjtë të përfshihen më afër fesë mund të ndikojë në ruajtjen në vazhdimësi të harmonisë fetare.
"Fetë tona na ndihmojnë që të jemi të përkushtuar në një mënyrë të veçantë ndaj këtyre parimeve, paqes dhe harmonisë sociale."
Përfaqësues nga Ambasada holandeze , OSBE dhe Komitetit të Helsinkut vlerësuan bashkëpunimin e komuniteteve të ndryshme fetare me institucione të tjera ligjzbatuese si element kyç që kontribojnë dhe në intergimin në BE.

